Frank Lampard pritet të rikthehet të punoj në rolin e trajnerit pas një viti pushim.
Ish-mesfushori legjendar anglez ka qenë së fundmi për një periudhë të shkurtër te Chelsea, derisa nga qershori i vitit 2023 ka mbetur pa punë.
45-vjeçari tani është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës angleze Burnley, ku kjo skuadër do të mbetet pa trajnerin aktual Vincent Kompany.
Burnley e ka prioritet angazhimin e Lampard, derisa në listë është edhe Stevee Cooper.
Në rast se merr drejtimin e Burnleyt, Lampard do të jetë trajner i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, me portierin dardan që është pjesë e Burnleyt.
Përveç Chelseat që e ka udhëhequr në dy kohë, Lampard ka drejtuar edhe Derby Countyn dhe Evertonin. /Telegrafi