Telegrafi

Lampard e fillon karrierën si trajner, zyrtarizohet te Derby County i Championshipit

Frank Lampard është zyrtarizuar si trajner i Derby Countyt, ku ka arritur marrëveshje për tri vite. 

Pas largimit të trajnerit Gary Roëett, që kaloi te Stoke opara disa ditësh, Lampard ka bërë një hap tutje në karrierën e tij.

Lampard që ka zhvilluar 106 ndeshej me ekipin kombëtare anglez do ta drejtojë një skuadër që ka pretendime të futet në Ligën Premier.

Lampard duke nënshkruar (Foto: Twitter)

“Gjithmonë kam dashur ta menaxhoj një klub të madh dhe me traditë si Derby County, një mundësi shumë e mirë”.

Lampadi nuk e ka kompletuar ende stafin, por atij mund t’i bashkohet si ndihmës Jody Morris, që ka punuar me të te Chelsea.

Lampard e ka për detyrë që të luftojë për vendet e para të Championship.

Derby e kishte mbyllur sezonin e fundit në vendin e gjashtë, por pësoi humbje në play-off nga Fulham.

Edhe kryetari i klubit Mel Morris u shpreh i lumtur që si trajner do ta kenë Lampardin. /Telegrafi/