Frank Lampard është zyrtarizuar si trajner i Derby Countyt, ku ka arritur marrëveshje për tri vite.
Pas largimit të trajnerit Gary Roëett, që kaloi te Stoke opara disa ditësh, Lampard ka bërë një hap tutje në karrierën e tij.
Lampard që ka zhvilluar 106 ndeshej me ekipin kombëtare anglez do ta drejtojë një skuadër që ka pretendime të futet në Ligën Premier.
“Gjithmonë kam dashur ta menaxhoj një klub të madh dhe me traditë si Derby County, një mundësi shumë e mirë”.
Lampadi nuk e ka kompletuar ende stafin, por atij mund t’i bashkohet si ndihmës Jody Morris, që ka punuar me të te Chelsea.
Lampard e ka për detyrë që të luftojë për vendet e para të Championship.
Lampard is a Ram. 🐏 #WelcomeFrank pic.twitter.com/7q6nbiV09V
— Derby County (@dcfcofficial) May 31, 2018
Derby e kishte mbyllur sezonin e fundit në vendin e gjashtë, por pësoi humbje në play-off nga Fulham.
Edhe kryetari i klubit Mel Morris u shpreh i lumtur që si trajner do ta kenë Lampardin. /Telegrafi/