Pak ditë më parë Evertoni shkarkoi nga detyra e trajnerit Rafa Benitezin për shkak të rezultateve të dobëta.
Nga 19 ndeshjet e para në Ligën Premier ekipi nga Godison Park ka mbledhur vetëm 19 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 16-të.
Sipas Telegraph.co.uk, Evertoni ka vendosur t’i jap një mundësi Wayne Rooneyt për detyrën e trajnerit dhe së shpejti do të mbajnë një intervistë, por gjithashtu edhe Frank Lampardit.
Rooney është aktualisht trajner i Derby County në Championship, ndërsa legjenda e Chelseat është aktualisht i lirë.
Ndeshjet e ardhshme të Evertonit: Aston Villa, Newcastle dhe Leeds. /Telegrafi/