Telegrafi

Lamborghini Huracan bëhet me 830 kuajfuqi (Foto)

Kompania gjermane për përpunime të veturave, Torado, ka bërë disa ndryshime në supërmakinën Huracan, për t’i dhënë pamje dhe fuqi më të madhe.

Në motorin e këtij Lamborghini nuk janë më 572 kuajfuqi, por 830, transmeton Telegrafi. Ndërsa, është hequr xhami i përparmë dhe është zëvendësuar më një më të pjerrët.

Pjesa e përparme është ulur për 35 milimetra, duke bërë që vetura të ketë pamje më të mprehtë.

Rrotat e para i kanë nga 20 inçë, kurse ato të pjesës së pasme janë për një inç më të gjëra. /Telegrafi/