Milot Rashica është rikthyer me gol në Bundesligë pas lëndimit, duke i dhënë një pikë të vlefshme Werder Breminit ndaj Borussia Dortmundit.
Për situatën e lojtari ka folur agjenti i tij Altin Lala, i cili nuk pajtohet me kontratën e re të Werder Bremenit ofruar lojtarit.
Arsyeja është klauzola e largimit që kërkojnë gjermanët t’i vendosin.
Kontrata e tij mbaron në vitin 2022 dhe kërkohet një zgjatje më e madhe e kontratës, duke i ofruar rritje të ndjeshme në pagë.
“Ndihet shumë mirë te Bremeni dhe ka një kontratë të gjatë. Por Milot Rashica dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve”.
“Ai ka shumë oferta për në verë”, ka thënë Lala për Bild, për ta trembur klubin gjerman.
Werderi kërkon të vendosë një klauzolë të lartë për largimin e Rashicës dhe më këtë Lala e di mirë se kjo do t’i largonte disa klube që tashmë kanë shpallur kandidaturën për të blerë.
Rashica pritet të kthehet të luajë për Kosovën në ndeshjet e tetorit. /Telegrafi/