Site icon Telegrafi

Lajthitjet më të mëdha mbi orgazmën femërore

Për ta kuptuar sa më mirë këtë fenomen, po ju tregojmë disa lajthitje më të mëdha, kur është fjala për orgazmën femërore, transmeton Telegrafi.

Lajthitja I: Femrat nuk mund të arrijnë orgazëm gjatë seksit anal
E vërteta: Penetrimi anal është njëri ndër aktivitetet më intensive dhe më plotësuese dhe nëse kënaqeni me të, atëherë përfundimisht mund të arrini orgazmën. Relaksimi, lubrifikantët dhe komunikimi janë më të rëndësishmet nëse dëshironi ta bëni atë siç duhet.

Lajthitja II: Nëse nuk mundeni të arrini orgazmën me rastin seksit, diçka me ju nuk është në rregull
E vërteta: Nuk është e vërtetë. Rreth 70 për qind e femrave arrijnë rregullisht orgazmën gjatë seksit. Nëse femra nuk është mjaftueshëm e eksituar dhe nuk është e interesuar për seks as për orgazëm, është më se e sigurt që orgazmën nuk do ta arrijë.

Lajthitja III: Femrat pas orgazmës nuk janë të përgjumura
E vërteta: Disa femra dhe meshkuj pas orgazmës janë energjikë, ndërkaq disa femra dhe meshkuj pas orgazmës flenë gjumë. Ekziston arsyeja që disa femra masturbojnë në mënyrë që më lehtë të flenë, kjo është e vërteta.

Lajthitja IV: Femrat pas orgazmës gjithmonë dëshirojnë të përkëdhelen
E vërteta: Disa femra pas orgazmës ndiejnë nxehtësi dhe nuk dëshirojnë që partneri fare t’i prek pas seksit. Disa dëshirojnë të përkëdhelen dhe të puthen.

Lajthitja V: Femrat nuk mund të arrijnë orgazmën gjatë seksit të shpejtë, sepse për arritje orgazme nevojitet më shumë kohë
E vërteta: Femrat të cilat më vështirë eksitohen dhe të cilave u nevojitet kohë më e gjatë për të arritur orgazmën me siguri nuk do të arrijnë orgazmën gjatë seksit të shpejtë. Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me të gjitha femrat.

Lajthitja VI: Orgazma të shumëfishta nuk ndodhin
E vërteta: Mbase rreth 15 për qind e femrave gjatë seksit mund të arrijnë më shumë orgazma, mirëpo sa arrijnë, kjo varet nga shkalla e eksitimit dhe zgjatja e seksit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version