Site icon Telegrafi

Lajme të mira te Roma, dy yjet e skuadrës rikthehen nga lëndimet dhe janë gati për Empolin

Pas tri ndeshjeve pa fitore në kampionat, Roma ka marrë tani dy radhazi, duke fituar një në Serie A e një tjetër në Coppa Italia.

Giallorosët kanë filluar ngjitjen në kampionat dhe synojnë që deri në fund të luftojnë për një vend që i rikthen në Ligën e Kampionëve.

Para sfidës së javës së 23-të në kampionat, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka marrë një lajm shumë të mirë.

Dy yjet e skuadrës, Chris Smalling dhe Stephan El Shaarawy janë rikthyer nga lëndimet dhe kanë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Gazzetta dello Sport ka shkruar se që të dy lojtarët janë gati për sfidën e së dielës ndaj Empolit.

Empoli do të përballet me Romën të dielën me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version