Një lojtar në emër i Ligës Premier rreth moshës 20-vjeçare është arrestuar nga policia në Angli për përdhunim dhe ndalesë të rreme në shtëpinë e tij.
Policët e kanë krye arrestimin, pas një vajzë ka raportuar për incidentin e ndodhur në muajin tetor.
Tani, është konfirmuar nga policia angleze se lojtari, që identiteti i tij ende nuk është zbuluar, kaq qenë në paraburgim.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, lojtari është liruar, për shkak që detektivët janë duke e hetuar rastin dhe provat janë ende në dyshime.
Emri i 20-vjeçari nuk është bërë i ditur për arsye ligjore, në mënyrë që të përfundohen hetimet në kohë.
“Personi në fjalë është liruar dhe është duke u zhvilluar një procedurë hetimore ndaj tij”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë angleze.
Në ditët e ardhshme mund të mësohet se kush është lojtari anglez që po dyshohet për përdhunim. /Telegrafi/