Site icon Telegrafi

Lajm tronditës nga Gjermania, ylli i Bundesligës diagnostikohet me kancer

Një lajm tronditës ka ardhur ditën e sotme nga Gjermania, sa i përket futbollit.

Mesfushori austriak i Borussia Moenchegladbach, Stefan Lainer është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike.

Ka qenë skuadra gjermane që ka dhënë lajmin tronditës, me austriakun që menjëherë ka filluar t’i nënshtrohet terapisë.

Gladbach ka njoftuar se 30-vjeçari do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave të blerta, derisa klubi gjerman i ka bërë të qartë se do ta mbështetë atë.

“Stefan Lainer do të mungojë nga Borussia për disa muaj. Gjatë një ekzaminimi mjekësor, ai u diagnostikua me kancer në nyjet limfatike. Për trajtim, Stevie duhet t’i nënshtrohet terapisë që zgjat disa muaj. Stevie, ne jemi afër teje”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Për fatin e mirë të Lainer, sëmundja është zbuluar shumë herët dhe pas terapisë pritet të ketë sukses.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stefan të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, tha Roland Virkus, drejtori sportiv i M’Gladbach.

30-vjeçari është pjesë e Gladbach që nga vera e vitit 2019, derisa më parë ka qenë pjesë e RB Salzburg. /Telegrafi/ 

Exit mobile version