Telegrafi

Lajm i papritur nga Schumacher

Gjendja shëndetësore e ish-pilotit të famshëm të Formula 1 Michael Schumacher është përkeqësuar. Lajmi konfirmohet nga një burim anonim (neurokirurg – por i besuara) i cituara nga prestigjiozja amerikane “News Every Day”.

Rikthimi i tij në jetën normale tashmë duket një mrekulli. Aktualisht, familjarët e tij nuk e kanë përgënjeshtruar lajmin, por as nuk e kanë konfirmuar atë.

Kampioni i Botës në F1 ka pësuar aksident më 29 dhjetor të 2013-s duke bërë ski në pistën franceze në Meribel.

Që prej asaj dite lajmet mbi shëndetin e tij nga familja kanë qenë të pakta dhe kohët e fundit, ish-bashkëpunëtorë të tij, nuk kanë dhënë lajme positive për të.