Përfaqësuesja e Belgjikës ka marrë një lajm të hidhur para fillimit të kampionatit evropian.
Kapiteni i ‘Red Devils’, Vincent Kompany ka marrë lajmin se nuk do të jetë i gatshëm për kampionatin evropian ‘Francë 2016’.
Pas lëndimit në ndeshjen ndaj Real Madridit, Kompany ka marrë lajmin se do të mbetet jashtë fushave për rreth katër muaj.
Përveç kampionatit evropian, Kompany do ta humbas edhe fazën përgatitore me Pep Guardiolën.
Qendërmbrojtësi belg do t’i rikthehet fushave në fund të muajit gusht. /Telegrafi/