Poezi nga: Halil Matoshi
Të vdekur të panjohur në ëndrra
Më vinin përnatë më bezdisnin
Sikur kërkonin atë që unë s’e njihja:
vdekjen time
tashti po banojnë në albumin tim
nuk zihemi, kalojmë për mrekulli,
jemi aq të afërt dhe miq
si turresh o jetë e mynxyrtë e brezit tim
që vlekërke sa për fotografim
kush e ka radhën nga albumi im
të mbajë a t’i mbahet fjalë mortore
përmbi varr?
Të bëhet lajm gazete. Lajm
Si më 2 dhjetor 1998