Karim Benzema mund të bëjë një rikuperim sensacional për të luajtur në fazën e eliminim direkt në Kampionatin Botëror.
Francës iu dha një goditje në prag të turneut kur sulmuesi u tërhoq nga skuadra për shkak të një lëndimi në kofshë që vlerësohej se do ta mbante jashtë për tre javë.
Por, raportimet e bujshme nga Spanja kanë sugjeruar se ylli i Real Madridit mund të rikuperohet më shpejt se sa pritej dhe mund t’i bashkohet skuadrës më herët se sa pritej.
Benzema nuk u zëvendësua kurrë, kështu që mund të lidhej teknikisht me Les Bleus, por burimet franceze po i zvogëlojnë gjasat që kjo të ndodhë, raporton The Sun.
Franca tashmë është kualifikuar nga Grupi D pasi mposhti Australinë dhe Danimarkën dhe ka të ngjarë të ndërrojë skuadrën e saj kundër tunizianëve nesër.
Me rikthimin e Benzeman në fazën e eliminimit direkt, padyshim se do të ishte një motiv shtesë për Gjelat që të bënin edhe më mirë për të mbrojtur titullin e tyre si kampion botëror. /Telegrafi/