Ky grup i larmishëm i përbërë nga biznesmenët seriozë, këshilltarët psikologjikë, muzikantët, blogerët, do t’jua shpjegojë se si ka ndodhur që “Princi në kalë të bardhë” përnjëherë ka filluar t’ju lërë pas dore, transmeton Telegrafi.
– Meshkujt është e nevojshme vazhdimisht t’i inspironi. Në të kundërtën, vëmendja e tyre në vend të romancës tuaj prej idili shumë shpejt do të shkojë në anë tjetër. Gatuani darkën, përgatitjani dushin e ngrohtë dhe kohë pas kohe bëni masazh shputave të këmbëve të tij – këshillojnë ata.
Gjithashtu, nëse mashkulli refuzon të debatojë me ju dhe shmang bisedat e tilla, kjo nuk do të thotë se është i dobët.
– Përkundrazi! Ai posedon forcën e brendshme që të marrë vendim inteligjent që të tërhiqet dhe të presë që gjërat të qetësohen.
– Thjesht, kur nuk i duket më argëtuese me ju dhoma e gjumit, ai do të kërkojë diçka më interesante dhe më argëtuese. Gënjeshtra është mënyra me të cilën pa vetëdije përpiqemi t’jua tërheqin vëmendjen dhe t’ju detyrojmë të na dëgjoni. Gjithashtu, çdo avancim në karrierë na çon në sfida, sepse definitivisht krijohen shanse tek damat të cilat më parë vetëm kemi mundur t’i imagjinojmë, thonë me sinqeritet meshkujt.
Keni menduar që një libër i këtillë do t’i tmerrojë pjesëtaret e gjinisë së bukur? Të shohim se ç’do të ndodhë! /Telegrafi/