Telegrafi

Lahm pritet të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit

Philipp Lahm ka ndërmend të lërë futbollin pasi të përfundojë ky sezon.

Lajmin e jep “Sport-Bild”, që siguron se mbrojtësi i Bayern Munchen ia ka komunikuar këtë vendim klubit.

Lexo po ashtu Lahm pritet të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit

33-vjeçari mendon se ky është momenti më i mirë për t’u tërhequr dhe për të nisur përgatitjet për karrierën e tij të re, që do të vazhdojë te jetë e lidhur me futbollin.

Lahm ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2018, por që duket se nuk do ta përmbushë, transmeton TCh.

Gjithsesi, kapiteni do të qëndrojë i lidhur me Bayern, duke marrë një rol në drejtimin sportiv të klubit.

Mbrojtësi u tërhoq nga kombëtarja gjermane e futbollit në vitin 2014, menjëherë pasi kishte ngritur Kupën e Botës në Botërorin që u zhvillua në Brazil.