Mbrojtësi gjerman ka folur fjalë të mira për Bastian Schweinsteiger pasi ky i fundit vendosi të dalë në pension me kombëtaren gjermane.
Philipp Lahm është futbollisti i fundit që ka folur rreth pensionimit të mesfushorit të Manchester Unitedit.
Sipas mbrojtësit të Bayernit, Schweinsteiger ishte një futbollist i mirë, ku gjithmonë ke mundur të mbështetesh tek ai gjatë ndeshjes.
“U gëzova kur Bastian Schweinsteiger ishte në fushë pranë meje. Ju gjithmonë mund të mbështeteni në të”, ka deklaruar fillimisht Lahm.
“Për mua ai është një futbollist i shquar dhe një djalë bujar. I uroj atij gjitha të mirat”, përfundoi mbrojtësi i Bayernit.
Ndryshe, Philipp Lahm u pensionua më parë nga kombëtarja gjermane, teksa nuk ishte fare pjesë e ‘Euro 2016’. /Telegrafi/