Site icon Telegrafi

Lahm befason të gjithë, kjo është koha kur tërhiqem nga futbolli

Mbrojtësi kampion bote, Philipp Lahm mund ta lë futbollin në fund të edicionit.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, po e mendon seriozisht tërheqjen nga futbollit aktiv.

32-vjeçari po luan vitin e tij të 11-të në Bayern Munich, por ai ka paralajmëruar fundin e karrierës së tij.

“Sigurisht, të tërhiqem në fund të sezonit është diçka që do ta marr parasysh. Nuk mund ta përjashtoj dot. Unë e kam thënë nëntë muaj më parë se mund ta mbyllja karrierën në vitin 2017 dhe i qëndroj ende kësaj deklarate”.

“Sezoni do edhe shtatë muaj që të përfundojë dhe deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra”, tha Lahm gjatë një interviste për “Bild”.

“E ardhmja ime nuk varet nga sa tituj do të fitoj, por sesi trupi im do të ndihet dhe, më pas, do të marr një vendim për të ardhmen”, nënvizoi ish-kapiteni i kombëtares gjermane/Telegrafi/

Exit mobile version