Site icon Telegrafi

‘Lagjja e Spitalit’ në Prishtinë pa rrymë për shkak të një defekti në rrjet

Në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë nga mëngjesi është ndërprerë energjia elektrike.

Sipas Kompanisë kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), kjo ka ardhur si pasojë e një defekti në rrjet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala e ka konfirmuar këtë lajm për KosovaPress, ndërsa ka bërë të ditur se ekipet janë teren duke e sanuar problemin.

“Po, në ‘Lagjen e Spitalit’ gjatë ditës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një prishje. Ekipet kujdestare kanë dal në teren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa, ka bërë të ditur se në pjesët tjera të qytetit gjendja është stabile dhe nuk ka ndërprerje të rrymës.

Exit mobile version