Vendi organizator, Katari dhe FIFA kanë zbuluar ‘La’eeb’ si maskotë zyrtare për Kupën e Botës 2022.
La’eeb është një fjalë arabe që do të thotë lojtar super i aftë apo me aftësi të mëdha.
Maskota është në formën e një koke tradicionale me mbulesë ‘keffiyeh’, por me vetulla, sy dhe gojë, dhe një personalitet të gjallë e të shkëlqyeshëm.
He’s come from the mascot-verse full of energy and is ready to bring the joy of football to everyone!
Introducing: La’eeb – the #FIFAWorldCup Qatar 2022 Official Mascot pic.twitter.com/RrEA6iS6t4
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022
Sipas FIFA-s, ‘La’eeb’ inkurajon të gjithë të besojnë në veten e tyre, sepse “Tani është Gjithçka” dhe duke vepruar kështu ai do t’u sjellë gëzimin e futbollit të gjithëve.
Ai u zbulua gjatë shortit final të Kupës së Botës “Katar 2022”, i cili u zhvillua më 1 prill në Doha. /Telegrafi/
La’eeb is here to share his love of football with fans worldwide!#FinalDraw | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/uYJALVNUVw
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022