Site icon Telegrafi

Laçi humb edhe në Shqipëri, eliminohet nga Molde

Skuadra e vetme nga Shqipëria që kishte mbetur në Ligën e Evropës ishte Laçi.

Laçi kishte pësuar në ndeshjen e parë në Norvegji nga Molde me rezultat të thellë 3-0.

Edhe pse kishin pak gjasa, skuadra shqiptare besonte se mund të rikthehej në lojë.

Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi norvegjezët kanë shënuar fitore edhe në Shqipëri 0-2.

Marko Radas shkaktoi penallti në minutën e 41-të, ndërsa në gol e shndërroi Aursens për 0-1.

Edhe golin e dytë Molde e shënoi në pjesën e parë, kur realizoi sulmuesi Strand pas asistimit nga Haugen.

Kësisoj Laçi eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 5-0.

E vetmja skuadër tani nga Shqipëria në Ligën e Evropës është Kukësi që u eliminua nga kualifikimet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version