Telegrafi

Laboratori për Inovacione në Kosovë organizon “UPSHIFT Social Impact Workshop”

Punëtoria është model dinamik që sjellë së bashku idetë, problemet, të rinjtë dhe metoda të ndryshme edukative dhe inovative për të zgjedhë problem të ndryshme shoqërore.

Joshua Harvey, menaxher i Laboratorit për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë, thekson se: “UPSHIFT Social Impact Workshop është model i ri që vjen në Kosovë, i dizajnuar pikërisht nga të rinjtë, por edhe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe stafi i Laboratorit”.

Me tej, Harvey nënvizon rëndësinë e kësaj punëtorie duke thënë se “Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë vazhdon të sjellë mundësi të reja për të rinjtë kosovarë, që përmes talentit të tyre të kontribuojnë në problem të ndryshme shoqërore, por edhe që të fitojnë aftësi dhe eksperienca të reja që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen”.

Punëtoria e parë “UPFSHIFT Social Impact Workshop” do të organizohet në Gjakovë më 17-19 Tetor 2014.

Ndërsa ekipi i Laboratorit për Inovacione të UNICEF-it në Kosovë tashmë ka filluar një kampanjë informuese për të rinjtë duke vizituar shumë shkolla dhe qendra rinore, por edhe përmes rrjeteve sociale.

Valon Nushi, koordinator i punëtorisë tregon se “numri i të rinjve të interesuar është tejet i madh dhe se është mbresëlënëse të shohësh se si të rinjtë arrijnë të identifikojnë probleme të ndryshme që ballafaqohen çdo ditë dhe përmes metodave dhe teknikave të ndryshme të gjejnë zgjidhje kreative”.

“UPSHIFT Social Impact Workshop” është i hapur për të gjithë të rinjtë e Gjakovës, Rahovecit dhe Deçanit, ndërmjet 16-26 vjeç. Ndërsa, dhjetë ekipet e përzgjedhura do të konkurrojnë për pesë çmimet e para, të cilat do të sponsorizohen për një periudhë 3-mujore pas punëtorisë, për ta zhvilluar më tutje idenë dhe projektin e tyre.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 7 Tetor 2014 dhe të gjithë të rinjtë të interesuar duhet të aplikojnë duke e plotësuar formën e aplikimit në linkun në vijim:

bit.ly/upshiftKS 

“UPSHIFT Social Impact Workshop” në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë (Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Agjencioni Austriakë për Zhvillim dhe implementohet nga organizata jo-qeveritare “PEN”.

Ndërkaq sponsor medial është Portali Telegrafi.com.

Të rejat më të fundit në lidhje me punëtorinë dhe kampanjën informuese mund të gjenden në faqen zyrtare të Facebook-ut:

www.facebook.com/kosovoinnovations