Site icon Telegrafi

Labinot Bajrami dhe babai i tij dënohet nga Zurich, pasi ky i fundit e gjuajti me çadër trajnerin

FC Zurich ka reaguar pas skandalit në ndeshjen me Zug ku fituan 2-0, por rezultati nuk ishte temë e mediave, por momenti kur babi i lojtarit shqiptar, Labinot Bajrami, gjuajti me çadër trajnerin  Ricardo Moniz. 

 Talenti 19 vjeçar, Labinot Bajrami, i cili së fundmi nënshkroi kontratë profesionale deri në vitin 2028, do të degradohet në U21.   

“Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurich,” njoftoi klubi. 

Po ashtu babai i Bajramit është dënuar, pasi ishte ai që e gjuajti me çadër trajnerin Moniz.

 

 Babait do t’i jepet një “ndalim disa vjeçar i stadiumit në të gjithë Zvicrën” për shkeljen kreu, sipas klubit. Atij po ashtu i ndalohet edhe hyrja në kompleksin sportiv FCZ.  

 Sipas informacioneve të Blick, babai i lojtarit shqiptar duhet të presë edhe ndjekje penale.   

Lexo po ashtu Situatë tensionuese te Zurichu: Babai i Labinot Bajramit e gjuajti me çadër, trajneri paralajmëron largimin nga klubi

Tre ditë pas ngjarjes, Moniz nuk është shëruar ende plotësisht, por ai drejtoi stërvitjen gjatë javës dhe patjetër dëshiron të vazhdojë si trajner i Zurich. 

“E dua këtë sport. Por ky incident nuk kishte asnjë lidhje me futbollin. Kjo është një turp dhe shqetësuese”, deklaroi trajneri. /Telegrafi/ 

Exit mobile version