Real Madridi pa problem të madh mposhti Getafen, teksa nga ana tjetër Barcelona me vështirësi të dukshme mundi Real Sociedadin, ku golin vendimtar e shënoi i riu Tello.
Në Vicente Calderon u zhvillua derbi i kësaj jave, ku yll ishte portieri i Valencias që e mbajti sfidën në një barazim pa gola.
Formacioni më i mirë i javës së 21-të në La Liga:
Portier: Diego Alves (Valencia).
Mbrojtësit: Tito (Rayo Vallecano), Sergio Ramos (Real Madrid), Adil Rami (Valencia), Jose Manuel Casado (Raylo Vallecano).
Mesfushorët: Mesut Ozil (Real Madrid), Borja Valero (Villarreal), Antoine Griezmann (Real Sociedad).
Sulmuesit: Juan Albin (Espanyol), Fernando Llorente (Athletic Bilbao), Tello (Barcelona). /Telegrafi/