Megjithatë, golat fantastikë të Ronaldos ndaj Villarrealit ishin pa ndonjë domethënie të caktuar, pasi Barcelona është shpallur kampione e Spanjës, me ç’rast në javën e parafundit ndihmoi Deportivon ta sigurojë mbijetesën.
Getafe ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Osasunas për të siguruar kështu dhe mbijetesën, e për ta lënë Zaragozën në pozitën e tretë të largimit nga La Liga. Në javën e fundit dhe shumë të nxehtë, gjashtë skuadra janë në rrezik që të largohen nga La Liga.
Formacioni i javës së 37-të në La Liga (4-3-3):
Portier: Mario (Racing)
Mbrojtësit: Martin Caceres (Sevilla), Pepe (Real Madrid), Alvaro Dominguez (Atletico Madrid), Alberto Lopo (Deportivo).
Mesfushorët: Angel Lafita (Zaragoza), Thiago Alcantara (Barcelona), Pedro Rios (Getafe).
Sulmuesit: Pablo Piatti (Almeria), Federic Kanoute (Sevilla), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
/Telegrafi/