Portugezi vendosi rekord të ri për hat-trick në kampionatin spanjoll, 23 sosh, pasi shënoi të tre golat e fitores 3-0 të Real Madridit ndaj Celta Vigos.
Edhe argjentinasi shënoi tre gola të tjerë në koleksionin e 21 tregolëshave të tij, në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Espanyolit.
Krahas dy legjendave të gjalla të futbollit, në sulmin më të mirë të javë përfshihet edhe Lucia Vietto i Villarrealit, që ndihmoi ekipin të fitojë 4-0 ndaj Real Sociedad.
Në vazhdim më të mirët e fundjavës së kaluar në La Liga;
Portier: Carlos Kameni (Malaga)
Mbrojtës: Raul Navas (Eibar); Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid); Diego Godin (Atletico Madrid)
Mesfushorë: Bruno (Villarreal); Moi Gomez (villarreal); Manu del Moral (Eibar); Gabi (AtleticoMadrid)
Sulmues: Luciano Vietto (Villarreal); Cristiano Ronaldo (Real Madrid); Lionel Messi (Barcelona).
/Telegrafi/