Te Blaugranët edhe Dani Alves edhe Carles Puyol impresionuan duke mbajtur portën e paprekur, ndërsa braziliani asistoi edhe në golin e shënuar nga Alexis Sanchez, i cili po ashtu bën pjesë në ekipin e më të mirëve të javës.
Ronaldo ishte vendimtar në fitoren e Real Madridit ndaj Celta Vigos dhe nuk mungon në sulmin e javës as kësaj radhe, duke qenë i vetmi madrilen në ekip.
Në vazhdim më të mirët e javës në La Liga:
Portier: Gorka Iraizoz (Valencia)
Mbrojtës: Dani Alves (Barcelona); Martin Demichelis (Malaga); Carles Puyol (Barcelona);
Mesfushorë: Pedro Rios (Levante); Chori Dominguez (Rayo Vallecano); Giovani dos Santos (Real Mallorca); Antoine Griezmann (Real Sociedad)
Sulmues: Alexis Sanchez (Barcelona); Cristiano Ronaldo (Real Madrid); Alejandro Alfaro (Real Mallorca)
Formacioni: 3-4-3
Iraizoz
Alves – Demichelis – Puyol
Rios – Dominguez – Dos Santos – Griezmann
Sanchez – Ronaldo – Alfaro
/Telegrafi/