Site icon Telegrafi

La Liga po ‘plakët’ – kampionati me moshën më të madhe në top pesë ligat më të fortat

Të dhënat e ofruara nga CIES tregojnë që La Liga është kampionati i katërt në Evropë me lojtarët më të vjetër.

La Liga spanjolle ka një mesatare të moshës prej 27.9 vjet, ndërsa vije vetëm pas Superligës së Greqisë (28.6), Superligës së Qipros (28.5)dhe Superligës së Turqisë (28.5).

La Liga e Spanjës është më e vjetra nga pesë kampionatet më të mira në Kontinentin e Vjetër. Serie A dhe Liga Premier janë ato që ndjekin La Ligën, me një mesatare prej 27.2; pastaj vjen Bundesliga, me 26.6 vjet moshë mesatare.

Elche është klubi që ka 11 lojtarë që janë mbi 30 vjeç dhe mesatarja e tyre si skuadër është më shumë se 29.

Nëse shikojmë liderin e La Liga, Real Madridin, gjërat nuk ndryshojnë shumë. Deri në 10 lojtarë të saj janë gjithashtu mbi tridhjetë.

‘Pleqtë’ e La Ligas

Në La Liga mund të gjesh lojtarë që janë 40-vjeçar, si Diego López (Espanyol) dhe Joaquin (Betis).

Por ka edhe të atillë që janë afër kësaj moshe si  Jorge Molina (39) apo Dani Alves (38).

Një tjetër gjë është se këta lojtarë janë ende në një nivel mjaftueshëm optimal për të dhënë më të mirën në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll dhe luajnë shumë shpesh. /Telegrafi/

Exit mobile version