Edhe pse Barca u ndalua me barazim 2-2 nga Celta Vigo, Lionel Messi arriti të depërtojë në ekipin e javës pasi shënoi për të 19-tën ndeshje radhazi për Barcelonën.
Edhe Real Madridi u kënaq me një pikë në takimin ndaj Real Zaragozas, dhe një meritë të madhe për këtë pikë pati portieri Diego Lopez.
Atletico Madrid u ndalua me barazim 1-1 në fushë të vet nga Valencia, megjithatë kontribuon me dy lojtarë në ekipin e javës, mesfushorin Ibai dhe sulmuesin Aritz Aduriz.
Paraqitje për t’u përmendur bëri edhe Pedro Morales, i cili debutoi për Malagan me një gol dhe dy asistime në fitoren 3-1 ndaj Rayo Valecano.
Në vazhdim më të mirët e vikendit të kaluar në La Liga:
Portier: Diego Lopez (Real Madrid)
Mbrojtës: Silvio (Deportivo La Coruna); Fede (Getafe); Amaya (Betis)
Mesfushorë: Pedro Morales (Malaga); Ibai (Athletic Bilbao); Dani Parejo (Valencia)
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Aritz Aduriz (Atletico Madrid); Kike Sola (Osasuna) Crisitan Tello (Barcelona)
Formacioni 3-3-4
Lopez
Silvio – Fede – Amaya
Morales – Ibai – Parejo
Messi – Aduriz – Sola – Tello
/Telegrafi/