Messi shoqërohet në sulm edhe nga rivali i tij, Cristiano Ronaldo, i cili po ashtu shënoi hat-trick në fitoren 6-2 ndaj Rayo Valecano në Santiago Bernabeu, dy herë nga penaltia, dhe ishte dinamik me praninë e tij në repartin ofensiv.
Roque Santa Cruz gjeti rrjetën dy herë për të ndihmuar Real Betisin të fitojë 4-3 ndaj Real Zaragozës dhe të marrë majën e tabelës së La Liga, duke shoqëruar dy sulmuesit më të mirë të La Liga në formacionin më të mirë të javës.
Mesfusha e javës dominohet nga Blaugranët, me Cesc Fabregas dhe Xavi që rreshtohen në qendër, duke lënë në krahë mesfushorin e Valencias, Ever Banega, dhe atë të Levante, Jose Barkero.
Edhe pse Valencia u mposht nga Sevilla në fundjavë ndërsa nxori barazim ndaj Barcelonës në mesjavë, klubi është dominues në mbrojtjen e javës. Adil Rami dhe Jeremy Mathieu shoqërohen në mbrojtje nga Bernardo Espinosa i Racing Santander, i cili ndihmoi ekipin të nxjerrë barazim pa gola ndaj Realit në mesjavë.
Në vazhdim ekipi më i mirë i javës (mesjavës dhe fundjavës) në La Liga:
Portier: Javi Varas (Sevilla)
Mbrojtës: Adil Rami (Valencia); Bernardo Espinosa (Racing Santander); Jeremy Mathieu (Valencia)
Mesfushorë: Ever Banega (Valencia); Cesc Fabregas (Barcelona); Xavi (Barcelona); Jose Barkero (Levante)
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Roque Santa Cruz (Real Betis); Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Formacioni 3-4-3
Varas
Rami – Espinosa – Mathieu
Banega – Fabregas – Xavi – Barkero
Messi – Santa Cruz – Ronaldo
/Telegrafi/