Barcelona u tregua shumë e fuqishme për Villarealin, pasi që ky i fundit tentoi ta befasonte me sulme Barcën, e cila me anë të një Lionel Messi nuk zgjati diskutimet për epilogun e takimit.
Kështu nuk ishte në El Molinon ku Sporting Gijoni i nxorri mjaft telashe Real Madridit, që falë koherencës së Gonzalo Higuain ia arriti të nxirrte tri pikë. Valencia mposhti Getafen, përderisa Herculesi e mundi Real Sociedadin në shtëpi.
Formacioni më i mirë i javës së 11-të në La Liga (4-3-3):
Portier: Iker Casillas (Real Madrid).
Mbrojtësit: Jesus Gamez (Malaga), Gregory Arnolin (Sporting), David Navarro (Valencia), Domingo Cisma (Racing).
Mesfushorët: Tino Costa (Valencia), Royston Drenthe (Hercules), Andres Iniesta (Barcelona).
Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Diego Forlan (Atletico Madrid), Antoine Griezmann (Real Sociedad).
Casillas
Gamez – Arnolin – Navarro – Cisma
Costa – Iniesta – Drenthe
Messi – Forlan – Griezmann
/Telegrafi/