Messi shënoi dy gola për katanalist për të kaluar shifrën e 300 golave për klubin, dhe shoqërohet në sulmin e javës nga Diego Costa i Atletico Madridit dhe Adrian Colunga i Getafes.
Kaka në mesfushë shoqërohet nga një lojtar i Barcelonës, Cesc Fabregas, një i Sevillas, Gart Medel, dhe një i Real Sociedad, Asier Illarramendi.
Sociadad kontribuon edhe në mbrojtje me Carlos Martinez, që pushton krahun e majtë. Ricardo Costa i Valencias rreshtohet në qendër të mbrojtjes, ndërsa Feder Fernandez i Getafes në krahun e djathtë. Porta kësaj here pushtohet nga njëshi i Malagas, Willy Caballero.
Ekipi më i mirë i javës në La Liga, zgjedhur nga portali Goal:
Portier: Willy Caballero (Malaga)
Mbrojtës: Fede Fernandez (Getafe); Ricardo Costa (Valencia); Carlos Martinez (Real Sociedad)
Mesfushorë: Asier Illarramendi (Real Sociedad); Gary Medel (Sevilla); Kaka (Real Madrid); Cesc Fabregas (Barcelona)
Sulmues: Adrian COlunga (Getafe); Lionel Messi (Barcelona); Diego Costa (Atletico Madrid).
Formacioni 3-4-3
Caballero
Fernandez – Costa – Martinez
Illarramendi – Medel – Kaka – Fabregas
Colunga – Messi – Costa
/Telegrafi/