Lojtari më i mirë në botë për momentin, Lionel Messi, i cili së fundi fitoi Topin e Artë, shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Barcelonës në udhëtim ndaj Deportivos, dhe s’kishte si të mos përfshihej në formacionin e javës.
Derisa vendi i Messi për këtë javë është ai anësorit të djathtë, treshja sulmuese e La Ligës përbëhet nga Gonzalo Higuain (Real Madrid), Aritz Aduriz (Mallorca) dhe Sergio Aguero (Atletico Madrid)
11-shja më e mirë e javës së 13-të në kampionatin spanjoll:
Portier: Diego Alves (Almeria)
Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid); Henrique (Racing Santander); Carlos Marchena (Valencia); Joan Capdevila (Villarreal)
Mesfushorë: Lionel Messi (Barcelona); Sergio Canales (Racing Santander); Jeremy Mathieu (Valencia)
Sulmues: Gonzalo Higuain (Real Madrid); Aritz Aduriz (Mallorca); Sergio Aguero (Atletico Madrid)
Formacioni: 4-3-3
Diego Alves
S. Ramos – Henrique – Marchena – Capdevila
Messi – Canales – Mathieu
Higuain – Aduriz – Aguero
/Telegrafi/