Kështu, Blaugranët dhe kampionët në fuqi ngushtuan diferencën me liderin e tabelës, Real Madridin, skuadër e cila javën e kaluar ishte në Kupën Botërore të Klubeve në Marok, ku edhe ngriti trofeun.
Barca shkatërroi Cordoban me rezultat 5-0 vikendin e kaluar, derisa Atletico erdhi nga disavantazhi për të fituar 4-1 ndaj Athletic Bilbao në San Mames.
Përndryshe, fitore shënuan edhe Almeria, Valencia, Espanyol, Villarreal dhe Malaga.
Në vazhdim janë 11-shja më e mirë e javës së 16-të në La Liga.
Portier: Julian (Almeria)
Mbrojtës: Jose Gimenez (Atletico Madrid); Eric Bailly (Espanyol); Nicolas Otamendi (Valencia)
Mesfushorë: Arda Turan (Atletico Madrid); Denis Cheryshev (Villarreal); Pedro (Barcelona).
Mesfushorë të avancuar: Sergio Garcia (Espanyol); Antoine Griezmann (Atletico Madrid);
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Luciano Vietto (Villarreal).