La Liga ka konfirmuar me anë të një deklarate se ka filluar trajnimi për zyrtarët spanjollë në lidhje me përdorimin e Video Assistant Refereeing (VAR).
Drejtuesi e La Ligas kanë konfirmuar se sistemi do të vendoset në futbollin spanjoll të fillim të sezonit 2018/19.
Gjithashtu ka konfirmuar se VOR (Qendra e Video Operacioneve) do të mbahet në Las Rozas – një komunë e Madridit, ku do të bëhet teknologjia dhe konfirmimi.
Mediapro do të sigurojë imazhet e të cilave do të merren vendimet, ndërsa La Liga do të mbulojë kostot e zhvillimit.
VAR do të kërkojë të qartësojë ‘gabime të qarta dhe të dukshme’ në lidhje me situatat e qëllimit, vendimet e penaltisë, kartonët e kuq të drejtpërdrejta dhe konfuzionin e identitetit të një lojtari.
Ky është një vendim i madh nga drejtuesit e federatës spanjolle pasi një gjë e tillë është kërkuar qe një kohë të gjatë.
Shumë skuadra spanjolle e kanë ndier veten të penalizuar nga vendimet jo të drejta të gjyqtarëve duke kërkuar me çdo kusht vendosjen e VAR-it.
VAR-i përdoret edhe në Serie A dhe Bundesliga, ndërsa FIFA ka konfirmuar se teknologjia do të përdoret edhe në Kupën e Botës. /Telegrafi/
Nota informativa.
La @rfef y LaLiga impulsan el Proyecto de Implantación de la Asistencia por Video al Arbitraje (VAR) en España: https://t.co/H9z9fmzbw3 pic.twitter.com/L7bE9HRYrI
— LALIGA (@LaLiga) March 2, 2018