Site icon Telegrafi

La Liga – Kandidatët kryesorë

Por, me fillimin e sezonit shtrohen edhe një morri pyetjesh. Cilët yje të futbollit do të shkëlqejnë këtë sezon? Cilat ekipe kanë gjasa më të mëdha për të triumfuar? A do të jenë transferimet faktorë kyç në garën për titull? A do të jetë La Liga e identifikuar nga të dy skuadrat të cilat tashmë i njohim për rivalitetin e tyre?

Pa dyshim, Barcelona dhe Reali i Madridit edhe këtë sezon pritet të jenë dy rivalët e vetëm që do të luftojnë për të fituar titullin e kampionit spanjoll.

            Barcelona

Trajneri: Pep Guardiola (që nga vera e vitit 2008).
Yjet: Lionel Messi, Xavi
Pozita e sezonit të kaluar: 1
Synimi për këtë sezon: Kampionë të gjithçkaje
Blerjet: David Villa, Adriano, Javier Mascherano
Të larguarit: Dmytro Chygrynskiy, Thierry Henry, Rafael Marquez, Yaya Toure, Alberto Botia, Keirrison (i huazuar), Henrique (i huazuar)

 

Barcelona sipas shumë ekspertëve është ekipi më i fuqishëm dhe me yjet më të mëdha në planet. Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë shtylla e këtij ekipi. Loja e Barcelonës po ashtu shihet si më e bukura e futbollit. Ekipi, që para dy sezonesh fitoi gjithçka e që vitin e kaluar triumfoi në kampionatin spanjoll, ishte po thuajse po ai që triumfoi në Kupën Botërore të këtij viti. Shtatë lojtarë të kësaj skuadre ishin startues në finalen e Botërorit, ku Spanja triumfoi për herë të parë në këtë garë. 

Pas dështimit të Ibrahimovic për të treguar veten, Barcelona këtë verë ka sjellë sulmuesin më të mirë spanjoll, David Villa, i cili do të përkujdeset për të çarë portat kundërshtare. Edhe pse dështuan të transferonin Cesc Fabregas nga Arsenali, Barcelona arriti të sjellë në radhët e veta një mesfushor tjetër të klasit, Javier Mascheranon nga Liverpooli. Blaugranët tani kanë edhe pankinën e fortë dhe do të synojnë që edhe këtë sezon të bëjnë çmos për të spastruar çdo trofe, natyrisht nëse arrijnë të eliminojnë pengesën më të madhe, Mourinhon dhe Realin e tij.

 

              Real Madrid

Trajneri: Jose Mourinho (që nga vera e vitit 2010)
Yjet: Cristiano Ronaldo, Iker Casillas
Pozita e sezonit të kaluar: 2
Synimi për këtë sezon: Kampionë të gjithçkaje
Blerjet: Sergio Canales, Angel Di Maria, Pedro Leon, Sami Khedira, Ricardo Carvalho, Mesut Ozil.
Të larguarit: Christoph Metzelder, Guti, Raul, Miguel Palanca.

 

Reali ka shpenzuar vetëm 74 milionë euro gjatë kësaj vere, një shumë modeste nga ajo që jemi mësuar të shohim nga Los Blancos. Por, emërimi i Mourinhos në postin e kryetrajnerit është transferimi më i madh që ka bërë Reali. Portugezi shihet si një prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave, e që vitin e kaluar arriti të fitojë tre trofetë të mëdha duke shkruar histori me Interin. 

Mourinho vjen në kreun e klubit mbretëror duke gjetur aty një ekip të mbushur me yje, si Ronaldo, Casillas, Kaka, Alonso, duke mos harruar edhe përforcimet e kësaj vere, që janë disa nga emrat më të mëdhenj ose së paku më premtues të futbollit. Marrë parasysh yjet dhe trajnerin e etiketuar gjithmonë si ‘fitues’, vërtet kjo s’ka si të mos e bëjë Realin favorit, madje edhe para Barcelonës.

Realit i ka munguar loja ekipore, ndërsa futbollistët ende nuk janë përshtatur mirë me lojën e njëri tjetrit. Por, që në parasezon Reali ka treguar një mentalitet fituesi, një mentalitet të mund ta quajmë ‘Mourinho’. Portugezi është i bindur se do të mund ta rrëzojë Barcelonën nga piedestali, por… të shohim.

               Përfundimi?

Në kampionatin spanjoll të futbollit edhe këtë sezon do të kemi një luftë Real Madrid – Barcelona. Kjo luftë për titull parashihet të jetë aq e ngushtë saqë mund të vendoset nga rezultatet e ‘el Classico’. Sa u përket këtyre ndeshjeve derbi, Reali ka një përparësi të lehtë, pasi që ka në stolin drejtues njeriun që për nëntë vite nuk di për humbje në shtëpi. I njëjti person ishte ai i cili edhe sezonin e kaluar e ndaloi Barcelonën, asaj kohe me Interin. Sidoqoftë, gjithmonë është vështirë të dalësh para një Barcelone, e cila vërtet nuk njeh kundërshtarë të fortë. Mbetet të shihet sa do të arrijë Villa të përshtatet me Xavi, Iniesta dhe me Lojtarin më të Mirë të vitit të kaluar, Lionel Messi, për të sjellë magji, argëtim dhe trofe këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version