Telegrafi

La Liga, java 17 – Barca ia bën me dorë Realit

Atletico Madridi pati vështirësi të konsiderueshme ndaj Celta Vigos, të cilën e mposhti me rezultat minimal, për të mbajtur pozitën e dytë në tabelë.

Barcelona po ashtu nuk pati probleme në transfertë te Valldolidi, ekip që e mposhti me rezultat 3-1 dhe ku realizator pos Messit si zakonisht ishte edhe i rikthyeri Xavi.

Malaga arriti që me futboll të pastërt ta shkatërrojë Real Madridin në La Rosaleda, sfidë që ende po ngrit polemika në Madrid pasi Mourinho la në pankinë Casillasin për të inkuadruar Adan, i cili i hëngri plot tri copa.

Formacioni më i mirë i javës së 17-të në La Liga:

Portier: Roberto (Zaragoza)

Mbrojtësit: Demichelis (Malaga), De La Bella (Real Sociedad), Nacho Martinez (Rayo Vallecano).

Mesfushorët: Isco (Malaga), Dani Benitez (Granada), Xavi (Barcelona), Joaquin (Malaga).

Sulmuesit: Helder Postiga (Zaragoza), Soldado (Valencia), Messi (Barcelona. 

                           

                            Roberto
        Demichelis – De La Bella – Martinez

           Isco – Benitez – Xavi – Joaquin

              Postiga – Soldado – Messi

 

/Telegrafi/