Situata në La Liga javë pas jave po nxehet, me ç’rast dhe po i afrohemi derbit më të madh në botë, ‘el Classicos’, por është ende herët të flasim për këtë sfidë, pasi që java e shtatë në La Liga ishte fantastike.
Barcelona arriti që me vështirësi të tejkalonte Valencian, falë një Andres Iniesta që ishte i përkryer dhe shpirtit të Carles Puyolit. Real Madridi nga ana tjetë vazhdoi procedurat shkatërruese edhe ndaj Malagas, tani me portugezin Cristiano Ronaldo që dalëngadalë po i kthehet formës së vjetër.
Espanyoli arriti që me një lojtar më pak të mposhtë Mallorcan në udhëtim, ndërsa Sporting Gijon mposht në shtëpi Sevillan. Herculesi ndali në barazim Villarealin.
Formacioni më i mirë i javës së shtatë në La Liga (3-4-1-2):
Portier: Cesar (Valencia)
Mbrojtësit: David Garcia (Espanyol), Carles Puyol (Barcelona), Jose Angel (Sporting).
Mesfushorët: Diego Castro (Sporting), Markel Susaeta (Athletic Bilbao), Andres Iniesta (Barcelona), Santi Cazorla (Villareal), Royston Drenthe (Hercules).
Sulmuesit: Higuain (Real Madrid), Ronaldo (Real Madrid).
Cesar
David Garcia – Puyol – Jose Angel
Diego Castro – Susaeta – Iniesta – Drenthe
Cazorla
Higuain – Ronaldo
/Telegrafi/