Veç Mustafit në ekip janë edhe dy lojtarë tjerë të Valencias, Dani Parejo që shënoi gol dhe Pablo Piatti që asistoi në dy rastet.
Në derbin e javës, El Classico, Real Madridi përmbysi Barcelonën duke e mposhtur 3-1 dhe duke siguruar katër vende në ekipin më të mirë të javës.
Iker Casillas bëri mbrojtjen vendimtare, duke penguar Lionel Messin të dyfishojë avantazhin për Blaugranët, derisa Pepe veç që e mbajti të heshtur argjentinasin në shumë raste, shënoi edhe golin e barazimit.
Isco po ashtu pati një paraqitje të shkëlqyeshme, dhe së bashku me autorin e golit tjetër, Karim Benzema rreshtohet në mesin e më të mirëve të vikendit të kaluar.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e fundjavës në La Liga:
Portier: Iker Casillas (Real Madrid)
Mbrojtës: Xabier Etxeita (Athletic Bilba); Pepe (Real Madrid); Eneko Boveda (Eibar); Shkodran Mustafi (Valencia)
Mesfushorë: Isco (Real Madrid); Dani Parejo (Valencia); Sergi Darder (Malaga)
Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid); Joaquín Larrivey (Celta); Pablo Piatti (Valencia)