Site icon Telegrafi

La Liga: Ekipi i javës së parë

Java e parë e sezonit të ri në La Liga solli 35 gola, një e pesta e të cilëve të shënuar nga Barcelona. Fitore shënuan edhe Real Madrid, Atletico, Real Sociedad, Valencia, Athletic Bilbao, Villarreal, Granada dhe Rayo Vallecano.

Në portë, pavarësisht disfatës 2-1 nga Reali, ndodhet portieri i Real Betis, Andersen, i cili ishte më i miri te skuadra e tij duke mbrojtur një numër rastesh. Nga mbrojtja më e mirë e javës, në formacion bie në sy emri i Daniel Alves.

Në mesfushë, Cesc Fabregas ishte i jashtëzakonshëm për Barcelonën, derisa Isco inspiroi fitoren e Madridit ndaj Betisit me një asistim dhe me golin e fitores. As Lionel Messi nuk ka si të mungojë, dhe rreshtohet në pozitën e sulmuesit dytësor.

Blaugranët kanë edhe një pozitë të sulmuesit, të pushtuar nga Pedro. Diego Costa shkëlqeu për Atletico Madrid në mungesë të Radamel Falcaos dhe po ashtu përfshihet në formacion. Në formacion nuk mungon as Carlos Vela, i cili shkëlqeu për Real Sociedad në fitoren nndaj Getafe, duke shënuar një dhe duke asistuar në një tjetër.

Në vazhdim më të mirët e javës në La Liga:

Portier: Stephen Andersen (Real Betis)

Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona); Carlos Martinez (Real Sociedad); Ricardo Costa (Valencia)

Mesfushorë: Cesc Fabegas (Barcelona), Ander Herrera (Athletic Bilbao), Isco (Real Madrid)

Sulmues dytësor: Lionel Messi (Barcelona)

Sulmues: Carlos Vela (Real Sociedad); Diego Costa (Atletico Madrid); Pedro (Barcelona).

Formacioni 3-4-3
              Andersen
Alves – Martinez – Costa

Fabegas – Herrera – Isco
             Messi

Vela – Costa – Pedro

/Telegrafi/ 

Exit mobile version