Messi shoqërohet në sulmin e javës së kampionatit spanjoll nga bashkë-lojtari i tij Thierry Henry, i cili po ashtu pati rol të rëndësishëm në fitoren e Barcelonës, duke qenë nismëtar i aksioneve që rezultuan me gola.
Real Madridi është i pranishëm po me dy lojtarë në formacionin e javës. Sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili shënoi hat-trick në fitoren 4-1 ndaj Valladolid, dhe mesfushori Xabi Alonso janë në mesin e të zgjedhurve nga klubi mbretëror.
Më të mirët e javës së 26-të në La Liga:
Portier: David De Gea (Atletico Madrid)
Mbrojtës: Cesar Azpilicueta (Osasuna); Alberto Lopo (Deportivo La Coruna); Federico Fazio (Sevilla); Pablo Sicila (Tenerife)
Mesfushorë: Dani Parejo (Getafe); Xabi Alonso (Real Madrid); Jurado (Atletico Madrid)
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona); Gonzalo Higuain (Real Madrid); Thierry Henry (Barcelona)
Formacioni 4-3-3:
De Gea
Azpilicueta – Lopo – Fazio – Sicila
Parejo – Alonso – Jurado
Messi – Higuain – Henry
/Telegrafi/