Telegrafi

La Liga dhe RFEF: Futbolli nuk do të fillojë derisa ta vendosë qeveria e Spanjës

La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët duke sqaruar se pezullimi i futbollit do të vazhdojë derisa qeveria të japë dritën e gjelbër për të rifilluar ndeshjet.

Kështu pritej të ndodhte, ndërsa tashmë edhe është konfirmuar nga dy organizatat që e udhëheqin futbollin spanjoll.

“Komisioni monitorues i caktuar nga marrëveshja koordinuese RFEF-LaLiga është pajtuar për pezullimin e të gjitha garave profesionale të futbollit derisa autoritetet e qeverisë së Spanjës dhe administrata e përgjithshme shtetërore ta konsiderojë se mund të rikthehet, pa shkaktuar kurrfarë rreziku shëndetësor”.

“Edhe RFEF edhe LaLiga falënderojnë publikisht të gjithë ata që japin më të mirën për të siguruar shërbimet themelore për popullin spanjoll”.

“Njëherësh shprehim ngushëllimet tona për të gjithë të vdekurit dhe një përqafim të ngrohtë nga bota e futbollit për shumë familje që po i humbin më të dashurit”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Telegrafi/