Madridi i dha fund serisë prej 22 fitoreve radhazi me një fitore 2-1 nga Valencia të dielën, derisa Barca pësoi 1-0 nga Real Sociedad të njëjtën ditë.
Nga kjo më së shumti përfitoi Atletico, që barazoi pikët me Barcën dhe iu afrua Realit në 1 pikë, pas fitores 3-1 ndaj Levantes.
Janë pikërisht këto tre skuadra, Sociedad, Valencia, Atletico, që pushtojnë edhe ekipin më të mirë të javës në La Liga.
Ja 11-shja e javës së parë të vitit të ri:
Portier: Geronimo Rulli (Real Sociedad)
Mbrojtës: Nicolas Otamendi (Valencia); Lucas Orban (Valencia); Diego Godin (Atletico Madrid); Nico Pareja (Sevilla)
Mesfushorë: Chory Castro (Real Sociedad); Ivan Cavaleiro (Deportivo); Arda Turan (Atletico)
Sulmues: Antoine Griezmann (Atletico Madrid) Tomer Hemed (Almeria); Manu del Moral (Eibar).
/Telegrafi/