Barcelona ia arriti të shënojë fitore të vështirë në shtëpi ndaj Getafes me rezultat 2-1, falë një paraqitjeje fantastike të Dani Alves.
Mesut Ozil u shqua te Real Madridi për paraqitjen e tij ndaj Atletico Madridit, e në veçanti për golin maestral të shënuar në këtë takim. Nga ndeshjet tjera veçojmë fitoren e Villarrealit dhe shkatërimin e Herculesit në shtëpi nda Osasuna.
Formacioni më i mirë i javës së 29-të në La Liga (4-3-3):
Portier: Javi Varas (Sevilla)
Mbrojtësit: Dani Alves (Barcelona), Carlos Marchena (Villarreal), Julien Escude (Sevilla), Nacho Monreal (Osasuna).
Mesfushorët: Sami Khedira (Real Madrid), Mesut Ozil (Real Madrid), Krisztian Vadocz (Osasuna).
Sulmuesit: Marco Ruben (Villarreal), Giovani Dos Santos (Racing), Jose Rondon (Malaga). /Telegrafi/