Real Madridi ia tregoi vendin Atletico Madridit në derbin lokal të zhvilluar në Santiago Bernabeu, ku u dallua Ricardo Carvalho i cili tregoi edhe njëherë se nuk vlen për aq sa u transferua nga Chelsea, tetë milionë euro. Paraqitja e tij perandorake ndaj Atleticos, koherenca në sulm dhe vigjilenca në mbrojtje e shndërrojnë portugezin në një nga më të mirët e globit këtë fillimsezoni.
Barcelona dhe Lionel Messi bëri pak shaka me Getafen në takimin e zhvilluar në një nga paralagjet e Madridit, ndërsa nga ana tjetër Sevilla mposhti rivalen Valencian në Ramon Sanchez Pizjuan. Formën e mirë e vazhdoi Villareali që deklasoi Athletic Bilbaon.
Formacioni më i mirë i javës së 10-të në La Liga (4-4-2):
Portier: Daniel Arunzubia (Deportivo)
Mbrojtësit: Martin Caceres (Sevilla), Aythami Oliva (Deportivo), Ricardo Carvalho (Real Madrid), Nacho Monreal (Osasuna).
Mesfushorët: Santi Cazorla (Villareal), Borja Valero (Villareal), Mesut Ozil (Real Madrid), Javi Marquez (Espanyol).
Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Alvaro Negredo (Sevilla).
Arunzubia
Caceres – Aythami – Carvalho – Monreal
Cazorla – Marquez – Ozil – Valero
Messi – Negredo
/Telegrafi/