Në të vërtetë, djelmoshat e trajnerit Tito Vilanova fituan 2-1 ndaj Valladolidit, para se atyre t’u prezantohet titulli i La Ligës në ballë të publikut vendas në Nou Camp.
Pavarësisht suksesit, është vetëm një lojtar i Barcelonës që ka arritur të depërtojë në ekipin më të mirë të javës, Pedro Rodriguez.
Në mungesë të Real Madridit dhe Atletico Madrid, të cilët munguan në La Liga këtë fundjavë për shkak të përballjes në Kupën e Mbretit, pjesa tjetër e ekipit më të mirë të javës pushtohet nga lojtarë të ekipeve të dyta.
Në vazhdim më të mirët e javës në La Liga të zgjedhur nga Fox Sport:
Portier: Adrian (Real Betis)
Mbrojtës: Silvio (Deportivo La Coruna); Jeremy Mathieu (Valencia); Federico Fernandez (Getafe); Guilherme Siqueira (Granada)
Mesfushorë: Ruben Garcia (Levante); Joan Verdu (Espanyol); Oscar De Marcos (Athletic Bilbao); Pedro (Barcelona)
Sulmues: Victor (Mallorca); Piti (Rayo Vallecano)
Formacioni 4-4-2
Adrian
Silvio – Mathieu – Fernandez – Siqueira
Garcia – Verdu – De Marcos – Pedro
Victor – Piti
/Telegrafi/