Pas barazimit pa gola të Barcës ndaj Sevillas, e gjithë merita shkoi te lojtarët e këtij të fundit që ka në ekipin më të mirë të javës tre lojtarë, po aq sa Real Madridi.
Sevilla pushton pozitën e portierit pas punës së shkëlqyeshme të Javi Varas, si dhe dy nga katër pozitat e mbrojtësve me Julien Escude dhe Federico Fazio.
Real Madridi kontribuon me nga një lojtar në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Në mbrojtje bie në sy fanella e bardhë e Marcelos, në mesfushë ajo e Angel Di Maria dhe në sulm e Ronaldos, i cili shkëlqeu duke shënuar hat-trick ndaj Malagas.
Ronaldo shoqërohet në sulm nga sulmuesi i Levante, Anrouna Kone, i cili së bashku nme Juanlu ndihmuan ekipin të mposhtë Villarrealin për të marrë kreun e tabelës.
Në vazhdim më të mirët e vikendit në La Liga:
Portier: Javi Varas (Sevilla)
Mbrojtës: Alberto Lora (Sporting Gijon); Julien Escude (Sevilla); Federico Fazio (Sevilla); Marcelo (Real Madrid)
Mesfushorë: Angel Di Maria (Real Madrid); Ever Banega (Valencia); Iker Muniain (Athletic Bilbao); Juanlu (Levante)
Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid); Arouna Kone (Levante)
Formacioni 4-4-2
Varas
Lora – Escude – Fazio – Marcelo
Di Maria – Banega – Muniain – Juanlu
Ronaldo – Kone
/Telegrafi/