Taulant Xhaka është njëri nga futbollistët më të mirë në kampionatin zviceran.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë është duke u ndjekur nga Valencia në Spanjë por edhe West Hami në Angli.
Në një intervistë për mediat zvicaren, Xhaka ka folur se cilin kampionat e preferon.
La Liga apo Liga Premier? “Të dyja, sigurisht janë kampionatet më të mira në botë. Si La Liga ashtu edhe Liga Premier kanë të veçantat e tyre”.
“Do ta zgjedhja Ligën Premier, jo vetëm sepse luan vëllai im por se është kampionati më i mirë në botë”, deklaroi Taulant Xhaka.
Xhaka ka kontratë me Baselin deri në vitin 2021. /Telegrafi/