Barcelona regjistroi fitore prej 4-1 kundër Almerias, ndërsa Lionel Messi ishte njëri nga golashënuesit.
Athletic Bilbao e shkeli Granadan me rezultat 4-0. Në këtë takim Aritz Aduriz realizoi het-trik. Ndërsa edhe dy mbrojtësit, Andoni Iraola dhe Carlos Gurpegui, janë përfshirë në formacionin e javës.
Levante e mposhti Osasunan me rezultat 2-0 dhe merr pjesë me tre futbollistë në njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës.
Formacioni i javës së 26-të në La Liga (3-4-3):
Portier: Keylor Navas (Levante).
Mbrojtës: Andoni Iraola (Athletic Bilbao), Carlos Gurpegui (Athletic Bilbao), Diogo Figueiras (Sevillas).
Mesfushorë: Pedro Leon (Getafe), Arda Turan (Atletico Madrid), Ruben Garcia (Levante), Carles Gil (Elche).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Aritz Aduriz (Athletic Bilbao), David Barral (Levante).
/Telegrafi/