Telegrafi

La gjurmë të mëdha në Serie A, por sot nuk ‘njihet’ edhe pse është një biznesmen i suksesshëm

Fabio Simplicio, ish-lojtari i Romës dhe disa klubeve tjera që la gjurmë të thella në Itali, mbushi 44 vjeç, por sot për sot duket i panjohur.

Simplicio shpesh ndan histori dhe foto nga jeta e tij e përditshme në Brazil, duke përfshirë një foto të tij duke festuar ditëlindjen e 44-të.

Në fillim vetëm pak njerëz e njohën, duke pasur parasysh se kishte shtuar shumë peshë, edhe pse kishte një pamje specifike gjatë karrierës së tij.

Sot, Simplicio është një sipërmarrës, ka agjencinë e tij, menaxhon lojtarë dhe një restorant, por është ende i lidhur me futbollin.

Ai luajti 51 ndeshje për Romën, 144 për Palermon dhe 87 për Parmën dhe gjatë dhjetë viteve në Serie A shënoi 43 gola.

Pas karrierës në Serie A, ish-mesfushori kaloi në Japoni e pastaj në Brazil para se të pensionohet më 2016.

Gjatë karrierës së tij, Simplicio bëri vetëm një paraqitje për Kombëtaren e Brazilit në vitin 2009. /Telegrafi/